Mimoza Kusari kërkon ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka folur në seancën plenare që po mbahet në Kuvendin e Kosovës pas një pause 4-javore.

Në fjalën e saj, Kusari-Lila ka falënderuar të gjithë qytetarët dhe pjesëmarrësit në zgjedhjet lokale, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër, ajo ka thënë se tashmë që kanë përfunduar zgjedhjet, duhet të kërkohet ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje.

“Nga këtu sot, ju bëjmë thirrje partive politikë që të nisim procedurat për ndryshimin e Ligjit të Zgjedhjeve, pasi që kohë e mundësi kemi mjaftueshëm për të ndryshuar të gjitha procedurat në të gjitha pikat që do të lehtësonin proceset zgjedhore”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se rezultatet zgjedhore janë ato që janë, ndërsa ka bërë të ditur se si grup parlamentar i pozitës, mbesin të përkushtuar deri në fund për të shtyer përpara të gjitha proceset në të mirë të qytetarëve.