Babai i Arbër Zenelit e konfirmon gjendjen e futbollistit

Babai i i Arbër Zenelit, Avniu, ka bërë të ditur se lëndimi i futbollistit të Kosovës është mjaft serioz dhe se ai ka mundësi të futet në operacion. Klubi francez, Stade de Reims, i ka kërkuar Zenelit të shkojë t’i bëjë testet edhe në klub.

Kosovës i mungoi për pjesën më të madhe të ndeshjes të së premtes kundër Malit të Zi golashënuesi më i mirë i skuadrës, Arbër Zeneli, pasi që ai pësoi lëndim në minutën e 38-të të ndeshjes dhe u zëvendësua nga Edon Zhegrova.

Zeneli u kthye menjëherë mbrëmë në Prishtinë, ndërsa tani babai i Arbërit, Avni Zeneli ka thënë për Indeksonline se djali i tij do të udhëtojë urgjentisht për në Francë.

“Me shumë gjasa do të futet në operacion. Skuadra franceze e tij e ka thirrur urgjentisht me shku atje. Te shohim çfarë po i thonë ata” ka thënë babai i Arbërit.