Minibusit i çahet goma në autostradë, udhëtarët “fluturojnë” në rrugë (video)

Ky është momenti kur një grup turistësh britanikë “fluturuan” nga minibusi i tyre pas një aksidenti automobilistik në Tajlandë.

Pamjet tregojnë se automjeti përplaset pasi goma e parë shpërtheu dhe del jashtë kontrollit duke u përplasur në një barrierë.

Disa nga turistët “fluturuan” nga furgoni në mes të autostradës, ku fatmirësisht nuk pati viktima.

Të tetë turistët në minibus u dërguan në spital ku tre prej tyre u plagosën rëndë. Ata kishin vetëm disa orë që kishin zbritur nga avioni.

https://youtu.be/6pXLutRv2ks