Haradinaj: Veprimet guerile të Kurtit të rrezikshme, bashkësia ndërkombëtare po e fajëson Kosovën

Gjatë gjithë kohës në emisionin “Blic Interview”, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, është përqendruar në situatën e sigurisë në veri të Kosovës duke thënë se secili politikan në vend, duhet ta kuptojë se me jetën e njerëzve nuk duhet luajtur, duke i bërë thirrje kështu Kurtit që për çdo veprim në atë pjesë të Kosovës, të koordinohet me partnerët ndërkombëtar, raporton Gazeta Blic.

Sipas Haradinajt, veprimet e Kurtit në Veri, po i shërbejnë agjendës së Serbisë dhe Rusisë

“Veprimet guerile të Kurtit më bëjnë të dyshoj se po i shërbejnë agjendës ruse dhe serbe. Dihet se agjendat e Serbisë se çka kanë qëllime në veri. Nuk është se si ai, Kosova dhe bota nuk i dinë qëllimet e Serbisë. Veprimet e këtij të vetme pa amerikanë janë të dëmshme…. Sot e ki Policinë e Kosovës të bllokuar a ky është shteti, a sikur Kurti ta kishte përcjell agjendën amerikane, mos me marrë veprimin për tabela, e t`i kishte ndërmarrë këto veprime Serbia, krejt faji do të ishte te Serbia dhe përkrahja e bashkësisë ndërkombëtare do të ishte te na. Besoni sot do të ishte ndryshe Veriu, Kurti po luan fshehtas me amerikanët. Faleminderit prej tyre se me gjithë këto budallaki të këtij njeri (Albin Kurtit), prapë po vazhdojnë të ruajnë sovranitetin, integritetin dhe kufijtë tanë”, tha ai.