Ministrat Tahiri e Lekaj përplasen rreth taksës (Video)

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, nuk ka përjashtuar prishjen e koalicionit qeverisës për shkak të taksës ndaj mallrave serbe.

Në Rubikon të KTV-së, anëtari i PDK-së ka thënë se Qeveria Haradinaj duhet të vendosë a dëshiron ta mbajë taksën dhe të prishë relacionet me SHBA-në apo të marrë drejtim tjetër.

“Nëse s’hiqet taksa, duhet të dimë që do të prishen relacione me SHBA-në. Duhet të vendosim a duam ta mbajmë taksën e të prishim relacionet a të shkojmë në drejtim tjetër. S’e duam këtë, por besoj të ecim drejt një pike të përbashkët. S’mundemi të paragjykojmë, se a do të ketë zgjedhje apo çka…”, ka thënë Tahiri teksa e menjëhershme ishte përgjigja e ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, i cili vjen nga radhët e AAK-së.

“Edhe nëse shkojmë në zgjedhje taksa mbetet”, ka thënë Lekaj duke shtuar se partnerët e koalicionit janë të ndarë në qëndrime vetëm sa i përket taksës.