Ministri Arban Abrashi infektohet me Covid-19

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi është infektuar me coronavirus.

Abrashi ka thënë se është mirë me shëndet dhe se nuk ka ndonjë komplikim.

“Miq, pas shfaqjes së disa simptomave, jam testuar për COVID 19 dhe kam rezultuar pozitiv. Me shëndet jam mirë dhe nuk kam ndonjë komplikim. Ju lutem keni kujdes dhe përmbahuni masave kundër COVID 19. Të bashkuar do t’ia dalim”, ka shkruar Abrashi  në facebook.