Ministri Gashi takon aktorin e njohur turk

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman së bashku me një delegacion nga Turqia po qëndron sot në Kosovë.

Tolgahan është pritur në takim edhe nga ministri në detyrë i Kulturës, Kujtim Gashi. Gashi ka thënë se me delegacionin nga Turqia kanë diskutuar për mundësinë e realizimit të disa projekteve kulturore, me theks të veçantë në fushën e kinematografisë, shkruan Reporteri.net.

“Sot prita në takim aktorin me famë botërore Tolgahan Sayisman, me të cilin bisedova për mundësinë e realizimit të disa projekteve kulturore, me theks të veçantë në fushën e kinematografisë. Siç dihet, para pak kohësh kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në fushën e kulturës me Republikën e Turqisë dhe tani është mundësia që ta jetësojmë me projekte konkrete duke përfshirë edhe aktorin Tolgahan. Përvoja dhe emri i njohur, por edhe dashuria e tij për vendin tonë është mundësi e re për ne”, ka shkruar Gashi.

Kujtojmë që kjo është hera e parë që aktori turk viziton Kosovën. Ai është i martuar me modelen e Shqipërisë, Almeda Abazi, me të cilin ka edhe një djalë.