Ministri i AAK-së sulmon kryeministrin Hoti, nënkupton se po e çkapë shtetin për ta kapur vetë

Ministri i Drejtësisë që vjen nga AAK-ja, Selim Selimi, duket të jetë përfshirë në grindjen që ka nisur mes shefit të partisë së tij Ramush Haradinaj dhe kryeministrit Avdullah Hoti.

Me anë të një postimi në profilin e tij në Twitter, Selimi ka shkruar: “Çkapja për kapje apo çkapja për sundim të ligjit? Deri në pafundësi për të dytën!”

Ky rrjet social përdoret gjerësisht nga ambasadorët e kuintit dhe diplomatët e tjerë relevantë ndërkombëtarë. Pikërisht ndërkombëtarët e kanë kritikuar vendimin e Hotit.

E reagimi i ministrit vije pas përplasjes virtuale mes Haradinajt dhe Hotit për shuarjen e Taskforcës Antikorrupsion.

Sipas, Ramush Haradinaj shuarja e Taskforcës shkakton pasiguri juridike, ndërsa Kryeministri Avdullah Hoti kërkoi nga Haradinaj që të mos përzihet në drejtësi, teksa, tha se ajo duhet ta bëjë punën sipas ligjit e jo sipas vendimeve të Qeverisë.