Në 15 vjetët e fundit rryma është liruar vetëm një herë

Plotë gjashtë herë iu shtrenjtua energjia elektrike qytetarëve të Kosovës, që nga viti 2007, kurse iu lirua vetëm një herë.

Kjo më 2017, kur Zyra e Rregullatorit për Energji e uli çmimin për 3.55%, pas heqjes së barrës ndaj konsumatorëve për pagesën e rrymës në veri të vendit dhe u hoqën bllok tarifat.

Vetëm bizneseve iu lirua rryma edhe tri herë tjera.

Për dallim nga bllok tarifa e tanishme, struktura e parë tarifore e 2007 ishte e ndarë në tri blloqe, deri në 200kilovatë, deri në 600 dhe mbi këtë nivel, e ndarë në periudha dimërore dhe veriore.

Çmimi fillestar i sezonit të ftohtë kushtonte 3.47 cent për kilovat, kurse i atij të nxehtë, 2.49 cent. Blloku më i shtrenjtë ishte 8.43 cent për dimër dhe 6.06 cent për verë.

Kësaj strukture i hipi çmimi në mot për 5%, kurse më 2009, 2.5%. Rritje më të madhe prej 8.9% pati tri vjet më vonë.

Rryma u shtrenjtua edhe më 2014, për 4.57%, për të mos ndryshuar më deri sivjet. Vendimi i së martës i ZRRE-së shënon rritjen më të madhe, pasi çmimi i kilovatëve mbi bllok tarifën 800 kilovatë, po thuajse u dyfishua.

Ndërsa harxhimet nën këtë nivel kanë mbetur të njëjta sikur para tetë vjetësh./KlanKosova/