Sindikata e Policisë: Rastet e suspendimeve janë shqetësuese, kërkojmë sqarim

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar në lidhje me suspendimet që u janë bërë pjesëtarëve të policisë gjatë ditëve të fundit.

Për Sindikatën e Policisë, këto raste kanë qenë shqetësuese për ta, teksa bënë të ditur se do të kërkojnë sqarim për arsyet e suspendimit.

“Sindikata e Policisë së Kosovës është në mbrojtje të të gjithë pjestarëve të policisë në të gjitha kërkesat e tyre ligjore si dhe do t’i mbrojë të gjitha veprimet ligjore të përcaktuara me urdhëresa, udhëzime dhe autorizime ligjore”.

“Sindikata e Policisë do të monitorojë çdo rast hetimi ndaj zyrtarëve policorë qoftë sipas kërkesës së tyre apo edhe kur ka ndonjë kontest se ndonjërit po i bëhet e padrejtë”, thuhet në komunikatë.

Kujtojmë se gjatë kësaj jave janë marrë masa disiplinore ndaj shtatë policëve të Kosovës.