Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, e ka quajtuar shqetësuese tërheqjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga procesi i mbikëqyrjes së zgjedhjes të anëtarëve të rinj, në Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe zgjedhjes së kryeprokurorëve.
Përmes Facebook, Selimi ka deklaruar se SHBA-ja mbetet partneri kryesor në fushën e sundimit të ligjit, ndërsa ka shtuar se politika duhet t’i mbajë duart larg nga politika.
“Transparenca dhe shmangia e ndikimeve politike është e domosdoshme. Politika duart larg drejtësisë! Falënderoj Ambasadën e ShBA-së, për përkrahjen në ndryshimin e ligjit që del nga Rishikimi Funsional, e i cili do të përmirësojë punën e Këshillit Prokurorial në sistemin e drejtësisë”, thuhet në statusin e tij.
Lidhur me këtë, ka reaguar edhe kryeministri i vendit, Avdullah Hoti. Ai ka thënë se është i shqetësuar nga vendimet e fundit të ambasadës amerikane.