Ministri Valdrin Lluka shpenzoi afër 100 mijë euro në makiato dhe bambi

0
172

Në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik (MZHE), që drejtohet nga Valdrin Lluka, brenda tre viteve të ardhshme do të konsumohen 10 mijë expresso, 3 mijë makiato të madhe, 10 mijë makiato të vogla, 3 mijë e 500 makiato pa plumb. Nuk do të mungojnë as çajat, pijet e gazuara e ato energjetike.

Institucionet shtetërore më së miri e tregojnë se si bëhet lluksi kur duhet të paguhet me paratë e taksapaguesve.

Edhe ministri i Behgjet Pacollit, Valdrin Lluka, ka planifikuar që 100 mijë euro t’i ndajë për shërbime hotelerie në bufen e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Vetëm për makiato të madhe, makiato të vogla, expresso, çaja, sendwicha, Ministria e Zhvillimit, që drejtohet nga Lluka e që vie nga AKR, ka dhënë 94 mijë e 800 euro.

Për shërbimet hoteliere, bufe në ambientet e MZHE-së, do të merret kompania D.P.H “Diar”. Kontratë kjo tre vjeçare e nënshkruar mes kompanisë dhe MZHE-së.