Ministri Vitia: Dy barna po dëshmohet se po kanë sukses në trajtim të pacientëve me koronavirus

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë një konference për media ka thënë se nga informatat që kanë marrë nga QKUK është se gjendja e të prekurve që po trajtohen aty, që janë 13, është stabile, me përjashtim të pacientit më të moshuar që po trajtohet herë pas here me oksigjen.

Ai po ashtu ka thënë se kanë marrë informata se barnat Remdesivir dhe Piravir janë treguar të suksesshëm në trajtimin e të infektuarve.

“Informatat nga QKUK-ja janë se gjendja e të prekurve që po trajtohen aty, që janë 13, është stabile, me përjashtim të pacientit më të moshuar që po trajtohet herë pas here me oksigjen. Dje dhe sot kemi marrë informatat e para se Remdesivir dhe Piravir janë treguar të suksesshëm në trajtimin e të infektuarve. Sot janë kontaktuar kompanitë prodhuese dhe ambasadat, dhe po shpresojmë që një kontingjent të këtyre barnave ta pranojmë sa më shpejtë”, tha Vitia.