Latifi: E padrejtë që te Grandi s’po shfaqen emrat e Gucatit, Haradinajt dhe Mustafës!

Filozofi, Blerim Latifi ka kritikuar organizatorët e fushatës mediale “Liria ka emër”,  të cilët në anën ballore të hotelit Grand, e kanë vendosur një ekran gjigant.

Sipas tij, aty vazhdimisht shfaqen emrat e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit.

“… shumë mirë, por aty nuk shfaqen edhe emrat e Hysni Gucatit, Nazim Haradinajt e Sali Mustafës.Pse ky diskriminim? Pse kjo marre? A nuk ishin edhe këta të tre në UÇK? A nuk luftuan për lirinë e Kosovës edhe këta të tre?”, ka shkruar ai. /Indeksonline/