Vetëvendosje nuk i voton marrëveshjet ndërkombëtare

Vetëvendosja nuk do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare, duke bllokuar kështu ndihmat milionëshe për vendin.

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën plenare ku në rend dite janë miratimi i pesë marrëveshjeve ndërkombëtare, derisa Partia Demokratike e Kosovës është deklaruar se do t’i votojë ato, Vetëvendosja është shprehur kundër. Shefi i Grupit Parlamentar të VV’së, Rexhep Selimi ka konfrimuar se partia e tij nuk do t’i votojë ato marrëveshje.