Pak pas konferencës së Putin/ Të shtëna me armë në selinë e Shërbimit Federal të Sigurisë, të paktën një i vrarë

Të paktën një person është vrarë dhe një është plagosur në selinë e Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB) në qendër të Moskës, thonë mediat ruse.

Një person i cili është futur në hollin e ndërtesës me një armë automatik në dorë dhe ka hapur zjarr është vrarë nga policia.

Të shtënat erdhën disa orë pas konferencës vjetore për shtyp të Presidentit Putin.

Detajet nuk janë ende të qarta, por disa raportime në mediat në Moskë thonë se tre oficerë ishin vrarë si rezultat i një sulmi nga tre persona të armatosur, shkruan BBC.

Dy nga të dyshuarit raportohet se janë ekzekutuar në vendin e ngjarjes, ndërsa i treti është bllokuar në një ndërtesë.