Ministria e Financave tregon se kur do të dalin 100 eurot e qeverisë për sektorin privat

0
228

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar qytetarët se sot është afati i fundit për të aplikuar për mbështetje për punëtorët që nuk marrin pagë nga buxheti i shtetit.

Kjo ministri, thotë se tashmë ka themeluar Komisionin Zbatues për vlerësimin e aplikacioneve dhe gjatë javës së ardhshme pritet të bëhet shqyrtimi i tyre dhe ekzekutimi i mjeteve.

Aktualisht, mbi 300 mijë punëtorë kanë aplikuar për mbështetje financiare prej 100 Euro.