Ministria e Shëndetësisë prezanton manualin për mbrojtjen nga përhapja e Coronavirusit

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj në një konferencë për medie ka prezantuar manualin për mbrojtjen nga përhapja e Coronavirusit.

Zemaj deklaroi se ky manual do të jetë i përkohshëm, i cili ka për qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe bizneseve nga përhapja e Covid-19.

Siç tha ai, ky manual do të shërbej si udhëzues se të sillen bizneset e qytetarët me rekomandim të IKShP-së.

“Manuali ka për qëllim mbrojtjen e qytetarëve, varësisht nga situata në teren. Përmban udhëzues të hartuar nga fusha të ndryshme. Ky manual do të ndihmoj parandalimin e ekspozimin në vende të punës në qendra tregtare në gastronomi udhëzime për vendvotimet. Do të shërbej si mbështetës për inspektoratin”, tha Zemaj, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se të gjitha institucionet janë të obliguara ta respektojnë këtë manual.

“Të gjthat institucionet obligohen ta respektojnë këtë manual, ministria do fë shpërndaj këtë manual. Ne besojmë që do të na ndihmoj në parandalimin e shpërthimit të virusit covid-19”, tha ai.

Ministri Zemaj i pyetur për takimin me këngëtarët dhe me shoqatën e gastronomeve tha se kërkohet të respektohen masat, por nuk tregoi ai nëse janë përfillur kërkesat e tyre për mbajtje të dasmave.

“Do të takohemi me të gjithë do të ndërmarrim masa me të gjithë, ne kërkojmë zbatim të masave”, u shpreh ai.

Drejtori i IKShP-së, Naser Ramadani potencoi se rritja e numrit të infektimeve ka ardhur si shkak i mosrespektimit të rekomandimeve për distancë.

“Në këto dy javë të lehtësimit të masave kemi mendua që qytetarët do të jenë të pavarur në sjellje. E tyre të përditshme, kjo nuk është arritur, qytetarët nuk ju kanë përmbajtur rekomandimeve dhe për këtë kemi numër të rasteve dhe këtë javë do të kemi rritje të rasteve”

“Ne nuk do të lejojmë të vdesin njerëz për shkak të moskujdesit të njerëzve, do ti rrisim kapacitetet, për ata të cilët për shkak të pakujdesi, thërras të kenë kujdes.

Ramadani u bëri apel kryetareve të dalin në teren të prezantojnë këtë manual të ndihmojnë në uljen e rasteve.

“Të gjithë kryetarët të kenë kujdes pasi e kanë kujdes që prej këtij momenti të dalin në teren deri ta zvogëlojmë numrin e rasteve të zbatojnë këtë manual”, shtoi ai.