Ministrja Dumoshi pret kryetarin e KOK-ut, Hasani: 2020-ta vit i Olimpiadës (FOTO)

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur në takim kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani.

Bashka ata kanë diskutuar për planet dhe bashkëpunimin mes MKRS-së dhe KOK-ut me qëllim të ngritjes së sportit në përgjithësi, njofton ministria, transmeton Klan Kosova.

“Ky vit do të jetë viti i olimpiadës, sepse Kosova në Lojërat Olimpike do të përfaqësohet me shumë sportistë”, është shprehur Dumoshi.

“Ndërkaq kryetari i KOK-ut, Besim Hasani, uroi ministren Dumoshi për marrjen e detyrës së re dhe e falënderoi për gatishmërinë që shprehu ajo për të mbështetur edhe më tej Komitetin Olimpik të Kosovës. Gjithashtu, ai njoftoi ministren Dumoshi për proceset nëpër të cilat po kalon KOK-u”, thuhet në kumtesë.