Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë Xhaçka ndërpen viziten në Itali

Pas vdekjes së nëntetarës Zarife Hasanaj dhe plagosjes së dy oficierëve të ushtrisë shqipëtare në Letoni ku ushtarakët shqipëtar bëjnë pjesë në kontigjentin e ushtarëve të NATOS, që merren me deminimin e zonave të minuara në këtë vend, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ka ndërprerë vizitën zyrtare në Itali ku pritej të takohej me kryeministrin, Juseppe Conte dhe homologen italiane Elisabetta Trenta.

Gjatë mesditës së sotme pritet që ministrja Xhaçka të arrijë në Letoni ku fillimisht do të vizitoj dy ushtarakët e plagosur e më pas do të jetë së bashku me kontigjentin e ushtarëve të Shqipërisë të cilët janë me mision në Letoni