Burri nga Peja gjendet i vdekur në një kanal

Një person është gjetur pa shenja jete në një kanal në Pejë.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ndërsa njësitet përkatëse që kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor kanë konstatuar vdekjen e viktimës, transmeton lajmi.net.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë:

Pejë 08.12.2021-08:02. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në një kanal. Të gjitha njësitet përkatëse kanë dalur në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.