Ministrja Rexhepi i bën bashkë të gjitha partitë në zyre, LDK-VV-PDK-AAK-Nisma e minoritetet

Ndodhë rrallë herë në Kosovë, por kjo ndodhi pikërisht sot. Të gjitha partitë janë mbledhur në zyrën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Me ftesën e ministres Emilia Rexhepi, kryetarë komunash nga të gjitha partitë politike në Kosovë si dhe nga minoritetet kanë qëndruar bashkë për dy orë.

Ministrja Rexhepi pati “dhurata” për kryetarët e komunave që kanë patur performanca të mira duke ndarë shpërblime në projekte konkrete për komunat e Kosovës. Bashkë me ministren ishte i pranishëm edhe kryeministri Kurti.

Në takimin e sotëm nuk ka munguar edhe atmosfera. Në fund, të gjitha u fotografuan me ministren dhe shpërblimin e pranuar duke premtuar se do të vazhdojnë me punë e realizim premtimesh./Indeksonline