Vlora është zgjuar sot me stuhi të forta

0
274

Në Vlorë është pezulluar lundrimi për shkak të motit të keq dhe erës së fortë.

Trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk do të kryejë itinerarin e përditshëm për shkak se deti është i trazuar dhe me dallgë deri në 8 ballë

Era e fortë ka rrëzuar edhe pemë përgjatë Lungomares.

Paraditen e sotëm lundrimi është pezulluar edhe në Triport dhe portin e jahteve. /Ora News/

Si pasojë e erërave të forta, ka ndërruar jetë 67-vjeçari në Vlorë, të cilin e zuri poshtë vetrata e xhamit, që ra nga lartësia.

Mësohet se shtetasi Ramadan Kaçi, 67 vjeç, nuk ka mundur t’iu mbijetojë dot plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi per ngjarjen

“Më datë 17.03.2018, rreth orës 12:50, në lagjen ” 28 Nëntori”, në afërsi të Kishës Ortodokse, si pasojë e erës së fortë ka rënë një vetratë xhami e cila ka dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin R.K., 67 vjeç, i cili u dergua në Spitalin Rajonal Vlorë. Policia gjen rastin tu bëj thirrje të gjithë banorëve që të jenë shumë të kujdesshëm gjatë lëvizjes së tyre në këmbë, biçikletë apo automjete, si dhe të evitojnë lëvizjet e tyre të panevojshme deri në qetësimin e situatës meteorologjike. Gjithashtu luten që për çdo nevojë apo problem që do të kenë të telefonojnë menjëherë në numrat pa pagesë 112 dhe 129.”/Panorama.com.al/