Ministrja shqiptare për Kurtin: Çfarë zhgënjimi i madh ta shohësh aq të tjetërsuar njeriun që ke vlerësuar

0
182
Mistrja e Kulturës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro përmes një statusi në llogarinë e saj Facebook ka komentuar vizitën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në Tiranë  dhe takimin e tij me studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale, i cili i ka dalë në mbështetje protestave që po bëjnë, duke i quajtur si të drejta kërkesat e tyre.
Ministrja shqiptare ndër të tjera ka shkruar se nuk iu ka besuar syve të saj kur ka parë Kurtin në mjediset universitare pa e dëgjuar ndonjëherë mendjen për ligjin e Arsimit të Lartë në Shqipëri. Ndërsa është shprehur të jetë e zhgënjyer me tjetërsimin e tij, që dikur e kishte vlerësuar.