Vjosa Osmani zgjedhet presidente e Republikës së Kosovës

Vjosa Osmani-Sadriu është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës, pas raundit të tretë.

Në votim morën pjesë 82 deputetë.

Ajo mori 71 vota nga deputetët e kuvendit.

Kurse, 11 fletëvotime ishin të pavlefshme.

Kështu, e diela e 4 prillit, është dita kur Osmani mori edhe zyrtarisht legjitimitetin nga deputetët.