Miratimi i rishikimit të buxhetit, Hoti: Do të nisim zbatimin e masave për rimëkëmbje ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, u ka uruar të gjithëve miratimin e rishikimit të buxhetit.

“Falënderoj deputetët e koalicionit qeverisës dhe të opozitës, që me votën e tyre sot ia dhanë dritën e gjelbër Qeverisë së Kosovës për aplikimin e masave për rimëkëmbje ekonomike, ku përfitues do të jenë qytetarët dhe bizneset”.

“Sa më parë do të nisim zbatimin e masave për rimëkëmbje ekonomike, duke garantuar transparencë të plotë dhe koordinim me të gjithë akterët e tjerë, komunat, odat ekomomike, partnerët zhvillimorë etj”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.