Haradinaj takon presidentin e Shqipërisë: Sinqeriteti në bashkëpunim me aleatët e sigurisë është jetik

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Haradinaj ka publikuar disa fotografi nga takimi me të parin e shtetit shqiptar të cilit i ka shprehur gatishmërin për bashkëpunim të ngushtë në shërbim të interesit të përbashkët kombëtar.

“Me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilluam sot një bisedë të hapur dhe vëllezërore për situatën politike në rajon dhe temat me interes të përbashkët për qytetarët e të dy vendeve. Shpreha gatishmërinë time për një bashkëpunim të ngushtë në shërbim të interesit të përbashkët kombëtar. Bashkëpunimi bilateral mes dy vendeve dhe sinqeriteti në bashkëpunim me aleatët tonë të sigurisë të prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është më jetik se asnjëherë më pare”, ka thënë Haradinaj.