Miratohet formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e privatizimit

Në seancën e Kuvendit është miratuar me 77 vota pro formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.

Ky propozim ishte iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

Komisioni në fjalë do t’i ketë gjithsej 11 anëtarë.