Isa Mustafa i pakënaqur me lidershipin e Abdixhikut: VV ka mbjellë farën e tyre tek LDK-ja

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, duket i pakënaqur me lidershipin e Lumir Abdixhiku.

Ish-kryeministri Mustafa thotë se kryetarit të LDK-së, i vjen turp nga e kaluara e partisë që e drejton.

“Vetëvendosje e ka mbjellë farën e tyre edhe tek LDK-ja, edhe te njerëzit e LDK-së të cilët sot në një formë turpërohen nga ajo që ka punuar LDK-ja në të kaluarën”, ka thënë Mustafa për Tëvë1.

Mustafa kërkon që sa më parë LDK të përdorë secilën mekanizëm për rrëzimin e Kurtit nga Qeveria.

PDK / Memli Krasniqi shumë i heshtur, a është Vlora Çitaku kryetarja de fakto e PDK-së?

I pakënaqur me lidershipin partiak, duket se është edhe ish numri dy i LDK-së, Agim Veliu.

Agim Veliu që rreth dy dekada udhëhoqi me Podujevën thotë se nuk ndryshon qëndrimin e dikurshëm për Lëvizjen Vetëvendosje.

“Moti ju kam treguar që Lëvizja Vetëvendosje nuk është zgjidhja për Kosovën. Aso kohe shumë kush nuk ka besuar por sot për ditë e më shumë po vërtetohen qëndrimet e mia edhe nga disa që më kanë linçuar, për shkak të qëndrimeve konsistente”, tha ai për tëvë1.

Abdixhiku u zgjodh në krye të LDK-së në mars tē vitit të kaluar.