Miratohet platforma për dialogun

Kuvendi i Kosovës, ka miratuar Platformën për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.​

Platforma për dialogun ka marrë 61 vota për dhe 1 abstenim.

Kuvendi i Kosovës, më herët ka miratuar shqyrtimin e dytë të Projektligjit nr. 06/L-145 për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë, me 58 vota për dhe 3 abstenime, raporton Koha.net.

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka hedhur poshtë mundësinë që aprovimi i platformës në Kuvend t’i hapë rrugë suspendimit të taksës.

Ndërkaq opozita, platformën e ka quajtur si dokumentin më absurd që mund të vijë në Kuvend.