Mirena: Çfarë spoti të poshtër e bëri VV, numëron bashkëpunimet e saj me partitë opozitare

Gazetari Ilir Mirena me anë të një postimi në Facebook e ka quajtur ”spot të poshtër” videon e fundit të publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila kritikoi ashpër ish-krerët e shtetit kinse për keqqeverisjen e tyre 20-vjeçare, transmeton Fokusi.info.

Ai ia ka numëruar VV’së bashkëpunimet e saj me partitë opozitare si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal.

”Çfare spoti te poshter bon partia e cila eshte ne pushtet qe dy vjet, plus ne bashkeqeverisje me LDK’ne nja 6 muaj, ka pushtetin ne disa komuna dhe e ka udhehequr kryeqytetin per disa vite, dhe e cila tani i ka te gjitha hallkat e pushtetit ne dore,” thotë ai.

Mirena është në dilemë se çfarë do t’i premtojë qytetarëve partia në pushtet gjatë fushatës së ardhshme, pasi disa nga temat më të përmendura nga ana e tyre nuk janë realizuar, të paktën deri më tani.

Në videon e publikuar, VV shpërfaqet si parti që nuk ka bashkëpunuar me partitë opozitare, edhe pse ata gjatë kohës që ishin në opozitë kanë pasur bashkëpunime me të gjitha partitë politike, përveç me Partinë Demokratike të Kosovës.

Postimi i plotë: