Ngjarje e pazakontë: Dy persona i vjedhin frigoriferin e pijeve marketit në Fushë Kosovë

Dy persona janë arrestuar pasi kishin vjedhur një frigorifer të pijeve, në një market në Fushë Kosovë.

Frigoriferi ishte konfiskuar më pas, kurse të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, pas intervistimit.

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit në një market kishin arritur të vjedhur një frigorifer të pijeve. Frigoriferi është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje’’, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.