Mirena: Shtëpia e Bardhë nuk thërret në telefon veç hajt mos po e çelë dikush

Sonte në Debat Plus, me mysafir zv/kryeministrin Haki Abazi është ngritur pyetja pse kryeministri Albin Kurti nuk iu përgjigj mbrëmë gjatë natës telefonatës së dy zyrtarëve të lartë amerikanë, Robert O’Brien dhe Richard Grenell.

Abazi është arsyetuar për diferencën e kohës mes dy shteteve dhe mundësinë që Kurti të ketë qenë duke fjetur, duke mos dhënë një përgjigje konkrete.

Analisti Ilir Mirena ka thënë se është dashur që si përfaqësues të Qeverisë t’i qëndrojnë gati telefonatave të tilla aq të rëndësishme.

“Nuk besoj që Shtëpia e Bardhë thërret në telefon veç hajt mos po e çelë dikush. 24 orë duhet me nejt dikush online. Kjo është shqetësuese. Por nashta jeni në fillim e derisa t’i mësoni do sene aty”, ka thënë Mirena