Serbët e shndërrojnë futbollin në boks (video)

Një skenë e turpshme ka ndodhur në kategorinë e parë serbe në sfidën mes Metalac dhe OFK Backa.

Gjatë një dyluftimi, një prej lojtarëve mbeti i dëmtuar dhe teksa të gjithë shoket e tij prisnin që loja të ndalej, skuadra kundërshtare ka vazhduar aksionin duke shënuar.

Pas golit nisi lufta mes dy skuadrave dhe duhej ndërhyrja e gjyqtarit për të qetësuar situatën pas shumë minutave.