Mitrovicë, 6 të lënduar nga mosmarrëveshja ndërmjet banorëve dhe kompanisë së pastrimit

Banorët e fshatit Koshtovë kanë protestuar mëngjesin e sotëm për deponinë e mbeturinave që e kanë në lagjen e tyre.

Ata të pakënaqur nga fakti se askush nuk po ndërmerr asgjë për këtë çështje e kanë bllokuar edhe rrugën, njofton Klan Kosova.

Në vend të ngjarjes ka dalë edhe drejtori i kompanisë “Uniteti”, Gazmed Morina, ku më pas ka filluar një konflikt verbal ndërmjet tij dhe banorëve. Në këtë mosmarrëveshje janë përdorur edhe mjete të ftohta.

Sipas banorëve kur Gazmend Morina ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes ka goditur me makinën e tij një të moshuar dhe dy policë, njofton Klan Kosova.

Ndërsa Policia në Mitrovicë i ka thënë Klan Kosovës se janë lënduar gjashtë persona dhe se janë duke u intervistuar edhe disa dëshmitarë.