Mitrovicë: Kapet duke vjedhur në një lokal, arrestohet

Policia në Mitrovicë ka arrestuar një person të dyshuar i cili është zënë në flagrancë duke tentuar të vjedhë në një lokal.

Policia bën të ditur se i dyshuari e ka pranuar se ka kryer vjedhje në një lokal.

“Gjatë intervistimit i dyshuari ka deklaruar se kishte kryer edhe një vjedhje në një lokal ku nga kishte vjedhur 11 makina elektrike për prerje të flokëve, 10 sapunë të rrojës dhe 3 telefona celularë të cilat janë kanë sekuestruar dhe ia janë kthyer pronarit”, thekson policia.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.