Kuba bëhet me kryeministër pas më shumë se 40 vjetësh

Presidenti kubanez Miguel Díaz-Canel ka emëruar kryeministrin e parë të vendit në më shumë se 40 vjet – ministrin e turizmit, Manuel Marrero Cruz.

Posti i kryeministrit u hodh poshtë në vitin 1976, nga lideri i atëhershëm revolucionar Fidel Castro.

Ai u rivendos nën rregullat e një kushtetute të re për ishullin e drejtuar nga komunistët, e miratuar në fillim të këtij viti.

Marrero, 56 vjeç, do të marrë përsipër disa nga përgjegjësitë që i bien aktualisht presidentit.

“Kreu i qeverisë do të jetë dora e djathtë administrative e presidentit të republikës”, tha gazeta online e drejtuar nga shteti Cubadebate.

Sidoqoftë, kritikët thonë se çdo ndryshim i tillë është thjesht kozmetik pasi Partia Komuniste Kubane dhe ushtria mbeten dy institucionet e vetme vendimmarrëse në Kubë.