Mitrovicë: Një person sulmohet në vendin e punës dhe ju vjedhen 200 euro

Në fshatin Kqiq të Mitrovicës është raportuar se një person derisa po punonte vendin e punës, në një pompë të derivateve, aty kishte shkuar një person i maskuar dhe i armatosur, nën kërcenim të armës ja kishte marrë dyqind (200) euro.

Më pas i dyshuari ishte larguar këmbë në drejtim të panjohur, raporton gazeta online veriu.info

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.