Arrestohet i dyshuari që plagosi tre persona në Pejë

Është arrestuar personi i cili dyshohet se ka plagosur tre persona sonte në Pejë.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Veton Elshani.

I dyshuar është Melos Rrustemaj.

“Po është arrestuar personi i cili është i dyshuari kryesor për plagosjen e tre personave”, tha Elshani për Sinjalin.

I riu plagosi tre persona: Shaban, Andi dhe Fisnik Dobraj, që janë familjarë mes vete, babë, bir e nip.