Mjeko-ligjorët e Kosovës i tërheqin trupat e vëllezërve Abazi që vdiqën në Durrës

Mjekët e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës i kanë tërhequr trupat e dy vëllezërve nga Kosova, të cilët ndërruan jetë nga tërmeti në Shqipëri.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i IML-së Dr. Arsim Gërxhaliu me një postim në Facebook, transmeton Gazeta Shneta.

“Instituti i Mjekesise Ligjore – duke i terhjekur nga morgu i Durresit vellezerit Abazi nga Gjilani. Falenderojme drejtorin e IML ne Shqiperi dr. Bledar Xhemaili, ambasaorin e R. se Kosoves z. Nait Hasani, ministrin Z. Gent Cakaj, si dhe ekipi im nga IML, dr. Naim Uka, dr. Flamur Dylhasi, z. Driton Krasniqi, Sherif Sherifi”, ka shkruar Gërxhaliu.

Dy vëllezërit Abazi ndërruan jetë pasi u zunë nga rrënojat e hotelit ‘Tropikal’ në Durrës gjatë tërmetit që goditi Shqipërinë ditën e djeshme. /Gazeta Shneta/