Një 23-vjeçare sulmohet në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë

Një 23-vjeçare është sulmuar fizikisht nga një burrë këtë të shtunë në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK teksa policia është duke punuar për të identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin për veprën “Lëndim trupor”.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën se nga rruga Bill Klinton në Prishtinë, një person është transportuar për trajtim mjekësor në QKUK. Menjëherë njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e kësaj ngjarje”.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast dyshohet se pas një sulmi fizik, nga një person i dyshuar, është lënduar një person ( femër 23 vjeç). E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia është duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar për rastin i cili është cilësuar si lëndim trupor” tha Ahmeti.