Mjeku Kraja e mundi koronavirusin për 4 ditë dhe lë Infektivin

Katër ditë pasi u njoftua se ishte infektuar në krye të detyrës, mjeku Dhimitër Kraja lë spitalin e Infektivit pasi mundi virusin.

Mjeku i njohur që kishte dalë në pension pas 48 viteve punë, iu rikthye bluzave të bardha për t’i ndihmuar në betejën kundër COVID-19. Ai la spitalin pasi edhe testi i dytë doli negativ.

“Lajm shumë i mirë nga spitali infektiv. Sapo ka dalë i shëruar prof. Dhimitër Kraja!”, njoftuan kryeministri Rama dhe ministrja Manastirliu.

Kraja iu përgjigj vullnetarisht më 20 mars thirrjes për t’u rikthyer në shërbim, për të ndihmuar kolegët në kurimin e pacientëve të infektuar, por u prek nga COVID-19.