Mjerim i madh/ Bogovica, fshati më i vjetër shqiptar në Strugë ka vetëm një nxënës në klasë të parë

Bogovica, një nga fshatrat shqiptar më të vjetër të Strugës po përjeton akoma vitet më të vështira të boshatisjes.

Struga Ekspes mëson se për këtë vit shkollor 2019/2020 nê bankat e shkollës së Bogovicës do të ulet për herê të parj vetëm një nxënës.

Kurse nga klasa e parë deri në klasë të pestë ka gjithsej 4 nxênës dhe 4 nxënês të tjerë nga klasa e 6 deri në klasë tē 9 mësojnë në shkollën e Tateshit.

Kujtojmë se këmbana e mjerimit ka filluar të bie me të madhe edhe në fshatra të tjerë, sidomos në Zhepin që ka vetëm një nxënës në klasë të parë dhe asnjë nxënës në klasë të parë në fshatin Pohum./Struga Ekspres