BE po shqyrton marrjen e masave ndaj Kosovës dhe Serbisë nëse nuk ka qetësim të situatës në veri

Bashkimi Evropian është duke shqyrtuar masa të mundshme ndaj Kosovës dhe Serbisë nëse të dy vendet nuk marrin hapa për de-përshkallëzim të situatës.

Kjo është bërë e ditur në deklaratë e përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell.

“Ndërkohë, Shtetet Anëtare po informohen për zhvillimet dhe po diskutojnë masat e mundshme që duhen marrë nëse palët vazhdojnë t’i rezistojnë hapave të propozuar drejt de-përshkallëzimit. Palët pritet të kontribuojnë në bashkëpunimin dhe sigurinë e frytshme rajonale në Evropë dhe për të kapërcyer trashëgiminë e së kaluarës. Ka pasur mjaft dhunë – ka pasur shumë dhunë. Ne kemi shumë dhunë në Evropë tashmë sot – nuk mund të përballojmë një konflikt tjetër”, thuhet në deklaratë.