Mjet i dyshimtë te rruga “B”, ndërpritet qarkullimi në një pjesë të saj

Policia ka bllokuar qarkullimin në një pjesë të rrugës “B” në Prishtinë, pasi ka pranuar informatë se aty gjendet një mjet i dyshimtë.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në një përgjigje për Klankosova.tv.

“Rreth orës 20:30 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një mjet të dyshimtë në rrugën “B” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, tha ajo.