Mocioni i LDK-së/ Seanca mund të mbahet në ambient të hapur

0
314
Foto ilustrim

Seanca për mocionin e mosbesimit të Qeverisë, të ngritur nga Lidhja Demokratike e Kosovës mund të mos mbahet në sallen e Kuvendit të Kosovës.

Burimet e IndeksOnline kanë thënë se është duke u shqyrtuar mundësia që ajo të mbahet në ambient të hapur.

Krejt kjo për shkak të rrëzikut nga virusi korona dhe masava që janë ndermarrë nga qeveria.

Para se të ftohen deputetët për të marrë pjesë në seancë, do të mblidhet kryesia e Kuvendit për të caktuar kohën e mbajtjes së saj.

Rikujtojmë se seanca për mocionin e mosbesimit të Qeverisë, duhet të mbahet më së largu deri të mërkurën.