Moderatorja rrëzohet në mes të emisionit (Video)

Puntata e ditës së sotme në emisionin “Pop Culture” në “Top Channel” ka sjellë plot argëtim dhe të qeshura në ekran.

Teksa intervistonin astrologen Meri në studio, vajzat bashkëprezantuese nisën të diskutonin për çiftet që shkojnë më shumë sipas shenjës së horoskopit.

Dojna Mema i hapi vajzave “sfidën” e Victoria Beckham, për të parë nëse e meritonin “David-in”.

Ato duhet të qëndronin në kolltuk njësoj si Victoria në foton e mëposhtme.

Kejli e kaloi sfidën me sukses, mirëpo Kilda është rrëzuar përtokë teksa përpiqej të qëndronte si Victoria.

Vajzat kanë nisur të qeshin me të madhe në studio, ndërsa ky moment i sikletshëm u kalua me sportivitet nga të gjitha.

Për më tepër, ndiqni momentin në videon e mëposhtme.