Lulzim Basha në Berlin, takohet me komisionerin e BE-së Günther Oettinger

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, po qëndron në Berlin me ç’rast ka zhvilluar një takim me Komisionerin e BE-së për Buxhet dhe Burime Njerëzore, Günther Oettinger.

“Sot në Berlin pata një bashkëbisedim të frytshëm për Shqipërinë, zhvillimin ekonomik dhe projekte të rëndësishme që do të përmirësojnë jetën e qytetareve tanë, me Komisionerin e BE për Buxhetin dhe Burimet Njerëzore, Günther OETTINGER”, ka shkruar Basha në Facebook, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë se ka diskutuar për çështjet e rëndësishme që lidhen me qytetarët e Shqipërisë.

“Angazhim dhe përkushtim maksimal për punësim, mirëqënie, zhvillim ekonomik për qytetarët”.