“Molla e kuqe” avioni i parë turk pa pilot (VIDEO)

Prodhuesi kryesor turk i dronëve ‘Baykar’ ka prezantuar një prototip të dronit turk të quajtur ‘Bayraktar Kizilelma’ (Molla e Kuqe), të cilin kompania e ka zhvilluar me burime vendore, raporton Anadolu Agency përcjell Klankosova.tv

Duke zhvilluar dronin ‘Bayraktar TB2’, i cili përfaqëson një ndryshim rrënjësor në teknologjinë e luftës, Baykar ka lënë pas një fazë të rëndësishme në studimet e avionëve luftarakë pa pilot, ndërsa prototipi i parë i një avioni të tillë tashmë ka hyrë në linjën e integrimit.

‘Bayraktar Kizilelma’ me manovrat e tij agresive dhe inteligjencën artificiale të avancuar do të jetë ndër elementët më të fortë të forcave të sigurisë në fushën e betejës në të ardhmen.

Shefi i teknologjisë së Baykar, Selcuk Bayraktar, ka njoftuar se ky projekt i sistemit luftarak të dronëve Baykar (MIUS) quhet ‘Bayraktar Kizilelma’.

“Pas tre vitesh e gjysmë, peshqit më të mëdhenj dhe më të shkathët kanë hyrë në linjën e prodhimit”, shkruan Bayraktar në rrjetet sociale.