Arrestohen 7 persona nga Deçani, policia ua sekuestron tetë armë

Policia e Kosovës, gjegjësisht Stacioni Policor në Deçan, gjatë javës, në katër raste dhe operacione të ndara, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë dhe gjykatën kompetente ka sekuestruar tetë (8) armë të ndryshme ilegale dhe municion përkatës.

Siç deklarohet tutje në komunikatën e PK-së armët dhe municioni i sekuestruar janë si në vijim:

Një (1)pistoletë e llojit ‘XDM’ kal 9 mm, dy (2) karikatorë dhe njëzet e dy (22) fishekë të të njëjtit kalibër;
Një (1) pistoletë ‘EKOL’ kalibri 9 mm, dhe tetë (8) fishekë përkatës;
Një (1) pushkë automatike ‘AK-47’, dhe dy (2) karikatorë;
Tri (3) pushkë gjysmë automatike të llojit ‘SKS’;
Një (1) pistoletë ‘HS’ kalibri 9×19 mm, dy (2) karikatorë dhe njëzet e pesë (25) fishekë përkatës;
Një (1) pistoletë e llojit ‘Sig Sauer’, dhjetë (10) fishekë kal. 9x19mm dhe dy (2) karikatorë;

Lidhur me këto raste janë arrestuar shtatë persona të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorisë.